Programi i Edukimit në fazën e përgatitjeve për Projektin ‘Farm to Fork’

Programi i Edukimit dhe Ndërgjegjësimit është duke përgatitur tokën ku organizata do të aplikojë teknika kompostimi si dhe konceptet e  strategjisë Farm to Fork. Ky projekt synon të edukojë të rinjtë dhe nxënësit e shkollave të cilët do të vizitojnë tokën laborator dy herë secili grup për t’u njohur me konceptet përkatës.

Plani është që, në muajin tetor, me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit, të zyrtarizojmë dhe lajmërojmë hapjen e këtij projekti. Farm To Fork është qasja globale e FAO-s si dhe e Bashkimit Evropian për të krijuar një sistem ushqimi të drejtë, të shëndetshëm si dhe miqësor me mjedisin. Më shumë për strategjinë Farm to Fork, mund të gjeni në linkun më poshtë.

Farm to Fork Strategy | FAO