Projekti i Pulave

Të gjithë e dimë se vezët e pulave janë një ushqim me shumë vlera, plot me proteinë, minerale dhe vitamina.

Kjo inisiativë e filluar në vitin 2022, ka siguruar vazhdimisht kotecë me pula për organizata partnere dhe familje në nevojë. Ky projekt ka shumë vlerë për ne pasi siguron ushqim proteinik cilësor dhe shumë të nevojshëm. Ndihma përfshin kotecin dhe pulat, ushqimin fillestar, trajnimin dhe mjekimet sipas nevojës.

Ideja e projektit ndjek zemrën e Feeding Albania për të parë organizata dhe familje përfituese të jenë më të forta. Projekti në vetvete ka në vizion të shikojë këto organizata të rritin prodhimin e vezëve përtej nevojave të tyre, për të patur mundësi t’i shesin një pjesë të tyre e për të patur të ardhura. Kjo nuk do t’u siguronte vetëm të ardhura këtyre familjeve por gjithashtu punë dhe dinjitet. Shpresa jonë është që me anë të këtij projekti do të vijojmë të shpërndajmë kotece në të gjitha cepat e vendit.

Nëse doni të dini më shumë se si të mbani e të rrisni pula, lutemi SHKARKONI KËTU manualin bazë informativ. Gjithashtu, ju mund të vizitoni FAQEN PËRKATËSE të projektit.