Historia jonë
Në vitin 2013, një grup i vogël me 4 vetë filluan aktivitetet e para food banking në Shqipëri me anë të Fondacionit Food Bank Albania. Si bashkë-themelues dhe bashkë-drejtues, punuam shumë dhe e pamë të rritej nga viti në vit. Në vetëm 7 vite, inisiativa bankingu ushqimor u filluan në 7 qytete në shqipëri.
Me rritjen e mundësive, u rrit dhe nevoja për bashkëpunim me organizata të tjera. Ne kuptuam që kishim nevojë të shikonim drejt inovacionit dhe sipërmarrjes. Ne nuk kishim thjesht nevojë për më shumë ushqim për të shpërndarë. Ne kishim nevojë të gjenim mënyra cilësore për të siguruar ushqimin aq të nevojshëm. Ne kishim nevojë për ekipe të fortë dhe plane të qëndrueshëm për ta shpërndarë ushqimin efektivisht. Kuptuam se uria, si një problem madhor në Shqipëri, nuk binte fare në sy. Gjithashtu kuptuam se paratë nuk janë zgjidhja fundore për problemin, por duheshin sisteme të përqëndruara tek partneritetet dhe njerëzit, me qëllim që të kishim ndikim real tek status quo e kequshqyerjes në Shqipëri.
Në vitin 2021, dy vetë prej ekipit fillestar të Fondacionit Food Bank Albania, hapën Fondacionin Feeding Albania. Feeding Albania sot, jo vetëm siguron ushqim për organizata partnere dhe grupe të marxhinalizuara në vend; por gjithashtu punon në zgjerimin e inisiativave të vogla aktuale të inovacionit dhe po punon drejt krijimi të një think-tank mbi sigurinë ushqimore në vend.
Shpëtimi i ushqimit dhe ridrejtimi i tij tek njerëzit, ka shumë përfitim për mjedisin. Bankingu ushqimor nuk lejon ushqimin të zërë vend në landfill. Bankingu ushqimor gjithashtu ul emetimin në atmosferë të gazit të fortë serë methan pasi gazet serë nga ushqimet e hedhura janë përgjegjëse për rreth 8-10% të gazeve serë në atmosferë.
Feeding Albania ka riparë praktikat aktuale të bankingut ushqimor dhe ndërkohë u qëndron besnike vlerave të këtij aktiviteti. Me anë të rrjetit tonë, ne jemi në gjendje të godasim varfërinë në disa mënyra dhe të shikojmë më thellë në vende ku varfëria fshihet.
Fatkeqësisht, në më shumë se 15 vite që kemi qenë të përfshirë direkt në luftën kundër varfërisë dhe urisë, ne vazhdojmë të dëshmojmë regres në vend të progresit përsa i përket varfërisë dhe urisë. Varfëria vazhdon të rritet dhe tanimë, inflacioni aktual dhe rritja e kostos bazë të jetës, kërcënon të shkaktojë varfëri rajonale në Shqipëri. Ne po dëshmojmë një kohë vështirësie edhe në rrjetin tonë të organizatave partnere ndërsa mundësitë tona për mbështetje janë të kufizuara.
A do të ketë sukses Feeding Albania? A do të jemi në gjendje të fillojmë inisiativa të forta e në rritje lokale ushqimore të cilat do të targetojnë urinë dhe në të njëjtën kohë do të jenë miqësore për mjedisin? Ju inkurajojmë të mbështesni rrjetin tonë ndërsa punojmë për të shtyrë më tej përpjekjet aktuale për siguri ushqimore si edhe përpjekjen kundër mbetjeve e humbjeve ushqimore në Shqipëri.

