Pulat dhe bujqësia rigjeneruese

Ne besojmë se siguria ushqimore ka shumë të bëjë me trajnimin, kulturën dhe vlerësimin e ushqimit në jetën tonë të përditshme. Siguria ushqimore ka pak të bëjë me thjesht të dhënit një pako ushqimore njerëzve në nevojë edhe pse ky mund të jetë në shumë raste hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të mbështetur njerëzit.

Prandaj tek Feeding Albania ne përpiqemi të bëjmë pikërisht këtë gjë; të trajtojmë njerëzit me dinjitet dhe respekt me qëllim që jo vetëm të sigurojnë bukën e përditshme, por edhe t’i edukojmë dhe mbështesim ata ndërsa përpiqen të dalin nga cikli i frikshëm i varfërisë.

Një nga mjetet kryesorë që po përdorim në këtë kohë është ndërtimi i kotecëve të pulave për familjet e varfra si dhe organizata të cilat kanë dëshirën dhe hapësirën për të mbajtur pula.

Pulat mund të jenë shumë të dobishme për fermat dhe në këtë artikull, do të përqëndrohemi në bujqësinë rigjeneruese e cila është një lëvizje në rritje nëpër botë.

Ajo që dimë është se pulat sigurojnë ushqim të mirë proteinik. Ato që ndoshta nuk dinit janë mënyrat e tjera se si pulat kontribuojnë në tokat dhe fermat tona si dhe ndaj bujqësisë rigjeneruese.

~ Së pari, pulat i sigurojnë tokës një nga agjentët më ushqyes…jashtëqitjen e tyre. Jashtëqitja i siguron tokës nitrogjenin i cili është një nga tre makroushqyesit më të rëndësishëm për bimët. Për këtë arsye, pulat janë në gjendje të restaurojnë pjellorinë e tokës shpejt dhe në mënyrë natyrale.

~ Pulat eleminojnë dëmtuesit dhe sëmundjet nga kopshti në mënyrë shumë efektive.

~ Pulat hanë barërat e këqija, që jo vetëm i ushqen mirë, por në këtë mënyrë, gjithashtu ulin punën tonë në kopësht duke e mbajtur atë pa farëra të këqija.

~ Pulat përshtaten me çdo sistem të bujqësisë rigjeneruese, pronë të madhe apo të vogël, në shumicën e klimave dhe sigurojnë vezët shumë shpejt. Këto cilësi i bëjnë pulat shumë të kërkuara nga fermerët e vegjël kudo ata jetojnë.

~ Pulat shpërndajnë ushqyesit nëpër tokë. Ato shpërndajnë mbetjet e kuzhinës dhe mbetjet organike në të gjitha cepat e kopshtit, duke e përmirësuar tokën.

~ Pulat mund të zëvendësojnë pesticidet, herbicitet dhe plehrat kimikë.

~ Pulat na sigurojnë vezë të ushqyeshme.

~ Pulat janë mjet për të lidhur komunitete e kultura të ndryshme për shkak të transportueshmërisë dhe shpenzimit të ulët për t’i filluar ato. Edhe 3-4 pula mund të ushqejnë një familje me 4 veta në nevojat e tyre për vezë.

~ Pulat ulin kompaktësinë e tokës me anë të gërmimit ndërsa përpiqen të kapin krimba apo rrënjë për të ngrënë. Pra, ato ajrosin tokën.

~ Vezët e pulave kanë ciklin ekonomik më të shkurtër si dhe investimin fillestar më të përballueshëm. Ose ndryshe, duhet pak para për të filluar me rritjen e pulave dhe vezë mund të merren në vetëm pak ditë.