A mundemi të parandalojmë një krizë tjetër ushqimore?

A mundemi të parandalojmë një krizë tjetër ushqimore?

Një session pyetje-përgjigje me Dr. Máximo Torero, Asistent Drejtor i Përgjithshëm, FAO.
Një artikull i publikuar nga GFN më 07 Korrik 2022.

Sipas Kombeve të Bashkuara, po lëvizim në një krizë të kostos së jetesës të paparë në së paku një brez. Një komponent i madh i kësaj krize janë çmimet e rritura të ushqimit.
Në Mars, indeksi i FAO-s mbi Çmimin e Ushqimit kapi një rekord, duke u tërhequr vetëm pak në Prill dhe në Maj. Megjithatë, çmimet e ushqimit në botë mbetën shumë të lartë në krahasim me historikun e tyre. Ekspertët parashikojnë se çmimet e ushqimit nuk do të ulen në mënyrë domethënëse së afërmi, sidomos nëse çmimet e energjisë mbeten të rritura. Pak më herët, ne u ulëm me Dr. Máximo Torero, Krye Ekonomist i FAO-s, për të diskutuar çështjet e aksesit në drithra, rëndësinë e plehërimit në sigurinë globale të ushqimit, dhe se si ne mund të evitojmë një krizë globale ushqimi.

GFN: Si po i ndikon rritja e çmimeve sistemet globale agro-ushqimore dhe sigurinë ushqimore?
Dr. Máximo Torero: Përpara luftës në Ukrainë, ne tashmë e kishim një problem me çmimet e ushqimit në rritje që nga mes-2020a, me 193 milionë njerëz në 53 vende ose territore në një krizë akute sigurie ushqimore. Arsyetimi pas agravimit të situatës me sigurinë ushqimore janë konfliktet, ndikimi negativ i klimës, si dhe ngadalësimi ekonomik si pasojë e pandemisë COVID-19. Një nxitës tjetër i rëndësishëm është kostoja e lartë e dietave të shëndetshme, e cila e ka vendosur ushqyerjen e shëndetshme jashtë mundësisë së rreth tre miliardë njerëzve në të gjithë botën. Situata është përkeqësuar nga lufta në Ukrainë me një impakt të madh në përballimin e ushqimit, jo vetëm në kërkesat minimale të kalorive por edhe të dietave të shëndetshme. Ka mjaftueshëm ushqim në botë, por kemi një problem me aksesibilitetin. Situata në 2022 mund të përkeqësohet në krahasim me 2021 për shkak të efekteve të kombinuara dhe të mbivendosura e faktorë që fuqizojnë njëri-tjetrin, duke përfshirë organizimin e konflikteve e dhunës, goditjet ekonomike, dhe ekstremet e motit. Çmimet në rritje të energjisë dhe inputeve, sidomos fertilizantëve, i shtojnë edhe më shumë problemit.

Përsëri, do doja të përsëris se problemi që shikojmë sot nuk është problem i mungesës së ushqimit, por një problem i aksesit në ushqim, dhe, fatkeqësisht, ne nuk po ecim me hapin e duhur kundër urisë, pasigurisë ushqimore, apo kequshqyerjes.

Cili është dallimi mes disponueshmërisë ndaj ushqimit dhe aksesit në ushqim?
Disponueshmëria ka të bëjë me të pasurin mjaftueshëm ushqim në termat e sasisë, ndërkohë aksesi ka të bëjë me të pasurin e mjeteve ekonomike për të blerë ushqimin e nevojshëm për një jetë të shëndetshme. Tani, ne po përjetojmë mungesë në akses tek ushqimi sepse çmimet e ushqimit janë shumë të lartë krahasuar me të ardhurat, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare. Në rastin e grurit, për shembull, ka mjaftueshëm prodhim për të gjithë edhe pse furnizimet nga Ukraina ende po bllokohen brenda vendit. Faturat e importimit të ushqimit janë në çmime rekord të larta, dhe ajo që po shohim është se vendet po shpenzojnë më shumë para për më pak ushqim. Fatura globale e importit të ushqimit në 2022 pritet të rritet me rreth 51 miliardë US$ deri në $1.8 trillionë, me $49 miliardë për shkak të kostove më të rritura të importit se sa volumeve. Sigurisht se kjo do të kishte probleme serioze për sigurimin e ushqimit, sidomos për familjet e varfra të cilat shpenzojnë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre për ushqim. Megjithatë, në sezonin e ardhshëm, mund të kemi edhe spostimin nga problemi i disponueshmërisë së aksesit në ushqim, drejt problemit të mungesës së ushqimit, gjë që do të ishte shkatërrimtare.

Çfare tjetër mund ta shkaktonte këtë spostim?
Ndërkohë që aksesi në drithërat bazë është ekstremisht i rëndësishëm, si ushqim bazë, duhet të mbajmë mend se disponueshmëria nuk është njësoj e shpërndarë në të gjithë botën. Ajo gjë që mund të shkaktonte zhvendosjen nga kriza në aksesin e ushqimit në një krizë të disponueshmërisë së ushqimit është kostoja e inputeve, sidomos e plehrave kimike. Për shembull, mungesa e disponueshmërisë dhe çmimet e larta të plehrave kimikë, do të thotë më pak përdorim të tyre, dhe kësisoj rendiment dhe prodhim më të ulët globalisht, gjë që do të sillte një presion të shtuar mbi çmimet e ushqimit dhe ta rëndonte situatën e pasigurisë ushqimore. Nëse sigurohemi se ushqimi është i disponueshëm dhe i përballueshëm, kjo do të ndihmonte në adresimin e problemit të rritjes së çmimeve të ushqimit.

Sa kohë kemi për të vepruar para se të kemi një mungesë disponueshmërie ushqimi?
Dritarja e mundësisë po mbyllet. Besoj se kemi diçka tek dy muaj, maksimumi, për të vepruar mbi plehrat dhe të gjejmë çfarë na duhet për fermerët që të mbajnë prodhimin e të korrave për sezonin e ardhshëm. Nuk duhet të harrojë se mbetet edhe mundësia që të humbasim një pjesë të mirë të 30%shit të eksporteve të grurit botëror që del nga Ukraina dhe Rusia. Nëse kjo humbje në disponueshmërinë e eksporteve nuk kompensohet nga vendet e tjera, kjo gjë patjetër do të rezultojë në çmime edhe më të lartë ushqimorë. Është besimi im se duhet t’i zgjidhim këto çështje brenda dy-tre muajve që vijnë për të evituar një krizë urie dhe pasiguri sociale vitin që vjen.

Çfarë janë implikime të tjera të mundshme të një krize ushqimi?
Nëse do të shihnim një krizë ushqimore në vitet që vijnë, ne gjithashtu mund të shikojmë edhe një krizë qëndrushmërie. Duhet të sigurohemi për minimizimin e kompromiseve mes mbrojtjes së sigurisë ushqimore globale dhe mbrojtjes së burimeve natyrore. Është e mundur që, duke u përpjekur të mbajmë sigurinë ushqimore, ne mund të vendosim në rrezik biodiversitetin dhe mjedisin. Është e rëndësishme që të ndjekim një qasje të dyfishtë duke adresuar problemin imediat ndërkohë që punojmë gjithashtu në arritjen e objektivave më afatgjatë. Problemi aktual nuk duhet të ulë përpjekjet tona për të arritur sisteme ushqimore më efiçentë, përfshirës, rezilientë, dhe të qëndrueshëm. Duhet gjithashtu të rimendojmë politikat tona në termat e mbetjeve ushqimore, pak a shumë si puna që ekipi juaj po bën me Klinikën e Ligjeve dhe Politikave të Ushqimit në Shkollën e Harvardit, me anë të Global Food Donation Atlas. Ne do të duhet të krijojmë nxitje që promovojnë uljen e humbjeve dhe mbetjeve ushqimore dhe që targetojnë sisteme sigurie ushqimi dhe sociale. Bankat e ushqimit i shoh të luajnë një rol kyç si pjesë e zgjidhjes.

A mundeni të flisni më tepër mbi rolin e bankave të ushqimit në përgjigje ndaj një krize ushqimore?
Bankat e ushqimit luajtën një rol vendimtar gjatë COVID-19; ato treguan se me anë të aksesit në ushqim, ato munden të ndihmojnë në minimizimin e riskut të një krize urie globale. Për shembull, kur programet e ushqimit nëpër shkolla nuk ishin aktivë, bankat e ushqimit ndërhynë për të siguruar që fëmijët nëpër komunitetet e tyre të kishin akses të vazhdueshëm në vakte ushqimore. Bankat e ushqimit mund të ulin humbjet ushqimore dhe të ndihmojnë për të shpëtuar planetin dhe burimet tona natyrore. Është e qartë se bankat e ushqimit kanë një rol edhe më të madh për të luajtur në krijimin e sistemeve të ushqimit të qëndrueshëm. Do isha i lumtur të eksploroja mënyra të tjera për të shpejtuar përgjigjen për të evituar një krizë botërore ushqimi potenciale.

Për më shumë informacion mbi rritjen e çmimeve të ushqimit, shikoni prezantimin e Dr. Torero’s, “What’s in Store for World Food Prices? Is a New Hunger Crisis Inevitable?”

Marrë nga The Global Food Banking Network (GFN).

Lidhjen e artikullit original mund ta gjeni këtu: Can We Prevent Another Food Crisis? A Q&A with Dr. Máximo Torero – The Global FoodBanking Network