Projekti ‘Të Rinjtë Shkodranë Kundër Humbjeve Ushqimore’
Feeding Albania, në bashkëpunim me organizatën Well-Point Shkodër, është duke zbatuar projektin “Të Rinjtë Shkodranë Kundër Humbjeve Ushqimore,” projekt ky i cili zhvillohet në kuadër të Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze, i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.
Ky projekt është ideuar nga Feeding Albania, dhe gjetjet e tij, do të organizohen së shpejti në një publikim specifik, me qëllim evidentimin e problemeve që lidhen me humbjet dhe mbetjet ushqimore (FLW).
Rezultatet ne terren, organizata po i arrin me anë të studimeve, partneriteteve dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të të rinjve me sugjerimet e tyre.

