Takimi i Rrjetit Save Food Albania
Në muajin Dhjetor 2023, Rrjeti Save Food Albania, i drejtuar nga Feeding Albania, zhvilloi një takim formal me disa prej anëtarëve të tij në kuadrin e përpjekjeve për të rritur sasinë e dhurimeve të ushqimeve nga bizneset dhuruese. Ky takim solli në vëmendje të pjesëmarrësve edhe të disa prej projekteve aktive të organizatës të cilët po zhvillohen gjatë kësaj kohe.
Takimi u zhvillua në ambientet e Fondacionit NeJ, njëra prej organizatave pjesë e këtij rrjeti, një dëshmi e bashkëpunimit dhe dëshirës për të ndarë burimet e përbashkëta mes anëtarëve të rrjetit.
Viti 2024 pritet të sjellë rritje të kërkesave për ushqim dhe në këtë kuadër, mbetet sfidë gjetja dhe transportimi i kësaj sasie ushqimi deri tek përfituesit dhe familjet e varfëra.