Iniciativa “Ndalo Një Moment Për Ukrainën”
Në partneritet me CONAD Albania dhe Ambasadën Ukrainase në Republikën e Shqipërisë, Feeding Albania është duke zbatuar aksionin “Ndalo një moment për Ukrainën.”
Në datat 9-23 Prill, jemi të gjithë të ftuar të dhurojmë ushqim në një prej pikave CONAD në Tiranë. Lutemi, kur bëni pazarin tuaj, blini dhe disa artikuj për familjet e prekura nga lufta dhe hidhini në koshat e fushatës. Të gjitha ushqimet e dhuruara, do të merren nga Ambasada Ukrainase në Republikën e Shqipërisë dhe do të çohen në zonën e konfliktit.
SOLIDARIZOHU! Secili prej nesh mund të japë një kontribut sado të vogël.
Feeding Albania. E Drejta Për Ushqim.

