Ndërgjegjësim dhe Edukim
Studimi më i fundit nga WWF, i quajtur Driven to Waste thotë se 2.5 miliardë tonë ushqim shkon dëm çdo vit në botë, gjysma e të cilit humbet në ferma. Sipas studimit, 40% e të gjithë ushqimit të prodhuar nuk konsumohet dhe 10% e të gjithë gazeve serë vijnë nga mbetjet e ushqimit.
Shumica jonë nuk mendojnë shumë se nga vjen ushqimi. Është e lehtë të mos mendohet për vlerën e ushqimit, si dhe udhëtimin e gjatë të tij nga ferma e deri ne pjatën tonë. Puna jonë fillon me edukim dhe ndërgjegjësim pasi personi i zakonshëm në Shqipëri nuk ka informacion mbi sasinë aktuale si dhe ndikimin e mbetjeve ushqimore. Për ne është gëzim të kemi mundësi të shërbejmë me anë të Degës sonë të Ndërgjegjësimit dhe Edukimit, një Program Rinor i cili do të mësojë teknika si psh vënien në praktikë të Piramidës së Ushqimit, se si të bëjmë receta të ushqyeshme pa mbetje ushqimi, si të rritim ushqim nëpër ballkone apo në një oborr të vogël, si të kompostojmë mbetjet dhe se si të ushqehemi më mirë çdo ditë.
Feeding Albania synon të ketë një grup pune drejt përmirësimit të nxitjeve aktuale minimale taksative mbi dhurimet e ushqimit nga bizneset. Momentalisht, kur bizneset e hedhin ushqimin pasi data e përdorimit ka kaluar, ata nuk paguajnë taksë. Në rast se ata, PARA DATËS SË PËRDORIMIT, zgjedhin të dhurojnë ushqim, është më e vështirë të merren taksat mbrapsht pasi nuk ka ligje tatimorë të mirëpërcaktuara specifikisht mbi dhurimet ushqimore se si kjo parti ushqimi të përjashtohet nga taksimi. Ligjet aktualë mbi dhurimet, janë të përgjithshëm, të paazhurnuar dhe zakonisht jo praktikë për operatorët e biznesit. Kështu që, shumica e subjekteve që dhurojnë ushqim, as nuk e marrin mundimin të ndjekin proçedurën për të kërkuar rimbursimin e taksës përkatëse. Puna jonë është të punojmë që, ashtu si në vende të tjera, bizneset të kenë incentiva financiarë për të dhuruar ushqim e jo ta hedhin atë. Këto incentiva mund të përfshinin heqjen e taksës mbi fitimin mbi partinë e ushqimit të dhuruar, uljen e vlerës së ushqimit në zero ose pothuajse në zero, ose dhe mënyra të tjera të përshtatshme për ligjet tona financiare.
Për më tepër mund të lexoni: