Kërkesat ndaj vullnetarëve
Feeding Albania e vlerëson kohën dhe energjitë tuaja dhe ne do të bëjmë çmos që përvoja juaj vullnetare të jetë shpërblyese, produktive dhe e sigurt. Ne jemi të përkushtuar të respektojmë aftësitë tuaja dhe nevojat individuale brenda kufizimit të këtyre kërkesave. Ne kërkojmë bashkëpunimin tuaj në ndjekjen e këtyre udhëzimeve.
- Veshja e vullnetarit: Sandalet, këmishat pa mëngë, pantallona tepër të shkurtra, veshje zbuluese ose fyese nuk lejohen.
- Sendet personale, kuletat, çantat e shpinës, etj. janë përgjegjësi e vetë vullnetarit.
- Shëndeti dhe Higjena: Nëse jeni të sëmurë, mos shërbeni si vullnetarë. Kërkohet higjenë dhe pastrimi i duarve para punës me ushqim, pas pushimit, pirjes së duhanit apo kthimit nga banja.
- Jini të sigurt: Përdorni teknikat e duhura të ngritjes, duke mbajtur shpinën drejt dhe trupin e balancuar. Kërkoni ndihmën e një personi tjetër për të mbajtur objektet mbi 20 kilogramë. Kërkoni ndihmë sa herë të keni nevojë për ndihmë.
- Ngacmimi i çdo lloji nuk tolerohet nga stafi ose vullnetarët. Çdo sjellje që synon të krijojë mosmarrëveshje ose të kufizojë vullnetarët ose personelin nga puna nuk do të tolerohet. Raportoni incidentet menjëherë te stafi i FAF-së ose tek supervizori i turnit.
- Cilido nën ndikimin e substancae narkotike dhe/ose alkoolit nuk do të lejohet të jetë vullnetar. Pirja e duhanit, nëse lejohet, duhet të jetë vetëm në zonat e përcaktuara. Mbani zonën tuaj të punës të pastër.
- Në rast aksidentesh gjatë punës, vullnetarët duhet të njoftojnë drejtuesin e ekipit.