Zona ‘VULLNETAR’
Banka e ushqimit funksionon sipas një kalendari aktivitetesh i cili u ofron vullnetarëve mundësinë të marrin pjesë në veprimtari të ndryshme. Me anë të krahëve shtesë nga vullnetarët, stafi i organizatës ka mundësinë të sigurojë e të shpërndajë më shumë ushqim për përfituesit dhe organizatat partnere. Me anë të kësaj filozofie, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, bankat e ushqimit punojnë duke arritur njerëzit me shërbimet e tyre aty ku ata janë.
Vullnetarët e bankës së ushqimit angazhohen në aktivitete të ndryshme në varësi të programit ku shërbejnë. Nëse jeni të interesuar, ju mund të na dërgoni një mesazh në Messenger ose në Whatsapp në numrin 0694071741 dhe menjëherë, dikush prej nesh, do t’ju kontaktojë. Vini re se çdo informacion që ju ndani me ne, trajtohet sipas ligjeve të privacisë dhe nuk ndahet me askënd. Gjithashtu, sipas ligjit, vullnetarët duhet të jenë 15 vjeç e sipër.