Takohuni me Bankën e Ushqimit

Dega e dytë e aktiviteteve të Feeding Albania janë operacionet në terren ose aktivitetet e Bankingut Ushqimor. Këto operacione, qofshin aktivetete të veçanta, qofshin një projekt apo program, të gjithë së bashku sigurojnë ushqim për njerëzit në nevojë.

Ka tre kategori të gjera kryesore të ushqimit që pranon banka e ushqimit: ushqim i freskët nga fermat dhe tregjet e shumicës, pakot ushqimore me artikuj të ndryshëm të cilat u shpërndahen familjeve drejtpërdrejtë dhe dhurimet me shumicë të cilat vijnë nga organizata të tjera ose nga biznese.

I gjithë ushqimi shpërndahet tek organizatat partnere ose tek qendrat shtetërore. Banka e Ushqimit nuk e shpërndan ushqimin direkt tek njerëzit përveçse në raste të veçanta urgjencash. Organizata siguron që gjithmonë të ketë pak ushqim të ruajtur për raste kërkesash urgjente.

Pra çfarë është një bankë ushqimi?

Një bankë ushqimi është një organizatë e cila specializohet në mbledhjen e ushqimit nga grupe të ndryshëm njerëzish, të tillë si fermerët, tregjet e fruta-perimeve, prodhuesit dhe shpërndarësit e ushqimit, pikat e shitjes me pakicë dhe konsumatorët. Më pas, ajo e organizon të gjithë këtë ushqim në mënyrë që t’i hyjë në punë organizatave lokale përfituese, guzhinave sociale, përpjekjeve humanitare dhe rrjeteve të tjerë të cilët ua kalojnë atë ushqim njerëzve në nevojë. Ushqimi shpërndahet falas pa pagesë.

Në këtë mënyrë, qëllimi kryesor i një banke ushqimi është të shpëtojë ushqim i cili është i mirë për konsum, ushqim i cili do të ishte hedhur poshtë nëse nuk do të ishte ndërhyrë, dhe ridrejtimi i tij tek njerëzit në nevojë pa e lejuar të shkojë dëm.

E gjithë kjo punë kryhet nga shumë njerëz që ndihmojnë dhe prandaj bankat e ushqimit kanë gjithmonë nevojë për vullnetarë të cilët ndihmojnë në këto operacione me qëllim që t’ua çojnë ushqimin atyre të cilëve u duhet më tepër.