Feeding Albania përzgjidhet mes 38 finalistëve nga 900 aplikime globale
Të dashur miq dhe mbështetës së organizatës. Jemi të nderuar e të kënaqur që Projekt-Propozimi ynë i Projektit të Pulave ka dalë në listën e 38 gjysmë-finalistëve në Seeding the Future Global Food System Challenge nga Institute of Food Technologists (IFT) dhe Seeding the Future Foundation. Mbi 900 propozime u bënë nga aplikantë nga e gjithë bota, dhe ne jemi krenarë që konsiderohemi mes tyre ndërsa përpiqemi për metoda inovative për të ushqyer Shqipërinë.
Projekti ‘Prodhim i Qëndrueshëm i Vezëve për OJF-të dhe të varfrit në Shqipëri‘ vijon punën. Ai do ta ndihmojë organizatën tonë të ecë dorë për dore me organizatat tona partnere përfituese me anë të një pakete specifike dhe mjeteve kryesorë. Ky projekt edhe pse ende në fillimet e tij të zbatimit, pritet të sjellë më shumë energji dhe përmirësim. Projekti do të vijojë të mbështesë këto organizata me trajnim si dhe të sigurojë pula, ushqim dhe ilaçe për to. Kjo do i ndihmojë ato të jenë më të qëndrueshme, më ciklike në prodhimin e tyre të vezëve si dhe do ndihmojë përfituesit e tyre të jenë më të shëndetshëm. Qasja e projektit është ‘ejani shikoni, më pas shkoni e bëni‘ e cila i përshtatet më mirë kuadrit tonë shqiptar.
Ne gjithashtu do të vijojmë investimin edhe tek koteci ynë qëndror për një qasje të qëndrueshme me anë të investimeve pro mjedisit, të cilat do të na ndihmojnë të mbajmë kostot në minimum si dhe të rritim prodhimin e vezëve.
Kjo qasje do e ndihmojë gjithashtu organizatën të ketë financim më të mirë për shkak të rritjes së numrit të vezëve të shitura duke lejuar kësisoj rritjen. Projekti bie direkt nën misionin e Feeding Albania për të krijuar inisiativa, programe, projekte dhe partneritete pro mjedisit me qëllim që të ndihmojë për të ushqyer të gjithë të uriturit dhe të sjellë siguri ushqimore për gjithësecilin në Shqipëri.
Projekti pritet të sigurojë pajisje dhe përmirësime shtesë në objektin qëndror (të tillë si panele diellorë, furnizim më të mirë me ujë të rrjedhshëm, kapacitete më të mira inkubimi vezësh, etj). Gjithashtu ai do të sigurojë mjete të lira për t’u prodhuar dhe të zhvilluara kohët e fundit. Kjo është e rëndësishme pasi shumë shumë pak njerëz po përdorin njohuritë e reja dhe informacionin e kësaj kohe mbi mbajtjen e pulave, mjetet e reja të cilat e bëjnë nisjen dhe mbajtjen e kotecëve të pulave të pranueshëm dhe më të lehtë. Është dëshira jonë që me anë të këtij projekti, shumë organizata dhe njerëz do të kenë kotecët e tyre vetjakë duke përdorur materialet dhe pajisjet tona.
Ne duam të sigurojmë një material sa më të plotë, të lehtë për t’u kuptuar si dhe materiale portabël të cilat mund të çohen në çdo vend.
Duam të falenderojmë Institute of Food Technologists për mundësinë dhe vlerësimin e përpjekjeve tona drejt sigurisë ushqimore si dhe qëndrushmërisë në vendin tonë. Lutemi kthehuni në faqen tonë për të marrë azhurnime mbi projektin si dhe për të marrë informacion mbi materiale të nevojshëm për të hapur e për të mbajtur kotecë për pula. Mbajtja e pulave është një mënyrë shumë natyrale dhe nga më të lehtat e të qëndrueshmet për mjedisin, pasi pulat hanë mbetjet tona të ushqimit; në këtë mënyrë duke ulur drastikisht ndikimin tonë në mjedis nga mbetjet ushqimore, gjë e cila është edhe një nga qëllimet kryesorë të bankave të ushqimit aktivitetet e të cilave lidhen direkt me ndikimin mbi mjedis. Le të vijojmë të punojmë për një botë më të mirë.
Mund të lexoni njoftimin zyrtar për shtyp këtu:
Semifinalists Announced for $1 Million USD Seeding The Future Global Food System Challenge – IFT.org
Postimi në LinkedIn nga IFT