Pse, si dhe çfarë të kompostojmë

PSE TË KOMPOSTOJMË

  • Ulet MBETJA
  • Pasurohet TOKA
  • Ulet nevoja për PLEHRA SINTETIKE
  • Ulen kostot e TRANSPORTIT të mbetjeve
  • Ulet sasia e GAZIT METAN në atmosferë

SI DHE KU TË KOMPOSTOJMË

  • Në shtëpitë tona
  • Në kopështet/shkollat tona
  • Kudo ku jemi në përditshmërinë tonë

ÇFARË TË KOMPOSTOJMË

Raporti i KAFENJTË me të GJELBËR duhet në raportin 4 x 1

Të Gjelbra (i shtojnë nitrogjen tokës)

Mbetje frutash, bar, koçan misri, mbetje kafeje dhe gjethe çaji, lule, gëzof dhe mbetje kafshësh

Të Kafenjta (i shtojnë karbon tokës)

Gjethe e degë peme, gazeta e kartonë me pak bojë, fibra natyrale (psh, pambuk), lëvozhga vezësh, kikirikësh, copa druri, tallash.

Të Shmangen

Barërat e këqija dhe bimët e sëmura, feçe kafshësh, letra të plastifikuara, produkte që kompostohen vetëm në mënyrë industriale, vaj gatimi, mish dhe kocka, ushqime shumë të kripura, produkte letre të kaluara në zbardhues ose në detergjentë.