Inisiativa Farm to Fork
Me sloganin ‘Askush të mos mbetet prapa!‘, Projekti Edukues Farm to Fork u fillua në 2022. Gjatë vitit 2023, ndërsa moti ka ardhur ne ngrohje, do të mirëpresim grupe fëmijësh për të mësuar koncepte të ndryshme mbi fermat dhe kopshtarinë e qëndrueshme me anë të praktikës në terren. Tek Feeding Albania, ne vazhdojmë të zgjerojmë kurrikulim tonë mbi të mësuarin me qëllim që të sigurojmë sa më shumë materiale mësimore mbi konceptin dhe qasjet ndaj qëndrueshmërisë të cilat u hyjnë në punë të rinjve.
Specifikisht, projekti Farm to Fork synon të edukojë të rinjtë dhe fëmijët duke u dhënë atyre mënyra praktike për t’u lidhur me nënën natyrë. Për të kuptuar udhëtimin e ushqimit, së pari duhet vetë të punojmë me tokën, të kuptojmë biologjinë e saj dhe konceptet kryesorë, dhe më pas se si të bashkëpunojmë me sistemet më të mëdha të tregjeve dhe dyqaneve ushqimorë.
Projekti Farm to Fork është inisiativa e dytë edukuese e organizatës. Ajo vjen pas projektit Të Rinjtë Shkodranë Kundër Humbjeve Ushqimore, i cili u zbatua në bashkëpunim me Shoqatën Well-Point Albania.
Projekti gjithashtu mëson koncepte shtesë si hierarkia ushqimore, kopshtaria me anë të harqeve dhe shtretërve të ngritur, serave, edukimin mbi mbetjet ushqimore dhe praktika të kompostimit.
Ky projekt është në vijë me Strategjinë Farm to Fork të Komisionit Evropian.