Mjedisi
Mjedisi ka lidhje të drejtpërdrejtë dhe të fortë me sistemet agroushqimorë. Mbi mjedisin rëndojnë jo vetëm prodhimi i ushqimit nga bujqësia dhe përpunimi, por gjithashtu edhe nga transportimi i ushqimit, magazinimi, shpërndarja dhe çështjet e lidhura me mbetjet dhe humbjet ushqimore.
Përpara se të kemi përgjigje, ne duhet të fillojmë me pyetjet e duhura. Cilët janë modelët aktualë dhe projeksionet për mbetjet ushqimore në të ardhmen në Shqipëri? Çfarë përqindje e ushqimit që prodhohet humbet apo çohet dëm? Si munden sistemet e ushqimit të përmirësohen në jetën tonë urbane ku tashmë jeton shumica e popullatës? Vlerësohet se në vitin 2050, rreth 70% e njerëzve do të jetojnë në zona urbane. A mundet mënyra e organizimit të tregjeve të ketë ndikim mbi ushqimin që çohet dëm si dhe në çlirimin e gazeve serë prej tij? Të tilla çështje po vlerësohen ndërsa punojmë drejt sistemeve më të fortë të ushqimit në vendin tonë.
Ne po hapim një program të drejtuar nga vullnetarë, të përkushtuar studimit dhe kërkimit mbi çështjet e mjedisit që lidhen me prodhimin e ushqimit si dhe konsumin. Kjo do të na lejojë të studiojmë marrëdhënien e brendshme mes sistemeve të ushqimit, historikun e tyre, situatën aktuale dhe ndikimin përkatës. Gjithashtu ky program do të nxjerrë ide të reja për matjen e ndikimit që ka ushqimi mbi mjedisin si dhe se si mjedisi e ndikon prodhimin e ushqimit. Psh, ne nuk mund të rritim lloje të caktuar ushqimi për shkak të klimës specifike që kemi. Ndryshimi i klimës në përgjithësi i ka shtyrë njerëzit të ndryshojnë planin e tyre të mbjelljeve. Për këtë arsye, është e rëndësishme të maten, kontrollohen dhe vlerësohen metodat aktuale të mbjelljes, koha e mbjelljes, cilësia dhe sasia e prodhimit e, nëse ka mundësi, përmirësimi për të eleminuar mbetjet ushqimore duke ulur edhe çlirimin e gazeve në atmosferë.
Gjithashtu, në Shqipëri, shumë pemë janë prerë pa kriter, sidomos në zonat malore të vendit. Ka humbje habitati, shkretëtizim dhe erozion të tokës për arsye të prerjes së pemëve. Pra, janë njerëzit që sjellin dëmtim të dhe efekte negative në mjedis.
Shumica e studimeve mbi ndryshimin e klimës deri tani, kanë patur qëllime strikte ambientaliste dhe nuk janë përqëndruar në efektet përkatës mbi ushqimin në Shqipëri. Ne duhet të matim lokalisht dhe të kontrollojmë sjelljen dhe ndryshimet e motit dhe se si ky ndikon në rritjen e bimëve dhe në prodhim.
Është shpresa jonë se do të jemi në gjendje të sigurojmë ndërgjegjësim aq të nevojshëm, informacion dhe studime të cilat do të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë mjedisin, ndikimin tonë mbi të dhe se si mund të punojmë së bashku për t’u kujdesur për të.