Rregullat e dhurimit të Ushqimit
Nëse dëshironi të dhuroni ushqim tek banka e ushqimit, lutemi konsultoni listën më poshtë.
Normalisht, banka e ushqimit mundet të pranojë vetëm produkte të cilat janë brenda datave ligjore të përdorimit si dhe produkte që janë mbajtur në kushtet e duhura. Së dyti, sigurohuni që dhuroni vetëm produkte që ju do i konsumonit edhe vetë.
Disa shembuj të ushqimeve për dhurim përfshijnë:
- bukë, miell dhe produkte të tjera të drithërave
- vaj, sheqer, kripë, uthull, salcë
- erëza e supë e paketuar
- pure patatesh e paketuar
- ushqime të ndryshme të konservuara, peshk ose mish
- nënproduktet e mishit dhe të qumështit (qumësht pluhur gjithashtu)
- fruta dhe perime te konservuara
- oriz, fasule, makarona
Të tjera produkte gjithmonë në nevojë përfshijnë:
- ushqime për nënat shtatzëna dhe/ose foshnjat
- ushqime për personat me diabet
- puding, ëmbëlsira, çokollata, biskota
- marmelatë, reçel, krem çokollatë, mjaltë
- çaj, kafe, kakao
- ujë i ambalazhuar dhe lëngje dhe pije me gaz
Mbi higjenën personale:
- sapunë, shampo
- pastë dhëmbësh dhe furçë dhëmbësh
- produkte të higjenës personale dhe bebelino
- detergjentë
- të tjerë
Disa nga ushqimet që nuk pranohen përfshijnë:
- peshk ose vezë të freskëta
- ushqime të paragatuara apo të parapërgatitura
- kanoçe të hapura
- shishe, kuti me paketim të hapur apo të dëmtuar
- produkte dukshëm të pasigurt, me erë, shije apo paraqitje jo normale