Përfshihu dhe Ti

Ju falenderojmë për interesimin tuaj se si mund të përfshiheni. Feeding Albania është një komunitet i cili e bazon aktivitetin e tij në kontributin vullnetar. Ju mund të ndihmoni:

 

  • DUKE DHURUAR USHQIM

A e dini se, së paku, 1 në 5 shqiptarë mezi e shtyn deri në fund të muajit? Duke dhuruar ushqim tek departamenti ynë i bankës së ushqimit, ju sillni buzëqeshje në fytyrën e famijeve që ndihmohen me ushqim. Për çdo dhurim në ushqime, lutemi të na kontaktoni në o694071741 dhe vullnetarët tanë do të vijnë ta marrin.

 

Nëse jeni të interesuar të dhuroni kohën tuaj si vullnetarë në aktivitetet tona food banking, na shkruani një email dhe ne do ju dërgojmë mundësitë se si të përfshiheni. Vini re se, organizatat duke qenë se kanë një mision për t’i shërbyer shoqërisë sipas statutit të tyre jofitimprurës, e kanë të kufizuar qasjen në burime. Nëse jeni ekonomist, avokat, profesionist dhe doni të kontribuoni, do të ishte me interes për ne, duke patur parasysh që një pjesë e shërbimeve profesionale mbulohen me vështirësi nga organizata dhe komuniteti që e mbështet atë.

 

  • DUKE DHURUAR NGA FINANCAT TUAJA

Të gjithë ne, jemi të kujdesshëm në dhurimet financiare dhe duam të sigurohemi që ato shkojnë në vendin e duhur. Premtimi ynë është, që çdo dhurim në para, do të trajtohet ashtu si dhuruesi preferon. Në rast se dhuruesi dëshiron që i gjithë dhurimi të shkojë për blerje pakosh ushqimi, atëherë, ashtu do të bëhet. Lutemi, për dhurimet financiare, mbani mend që ne sugjerojmë të lini 6% të vlerës së donacionit tuaj si të papërcaktuar se si do të shpenzohet, në mënyrë që ne ta përdorim atë fond, për shpenzime të tjera të nevojshme të organizatës. Kjo, pasi çdo subjekt ligjor, ka detyrime të cilat duhet t’i respektojë.

 

Faleminderit për besimin! Së bashku drejt ëndrrës për të parë çdo familje shqiptare të ushqyer në mënyrë dinjitoze e të plotë.