Si ushqejmë
Feeding Albania përdor një varietet qasjesh me qëllim që të forcojë sigurinë ushqimore në Shqipëri.
Me anë të projekteve të targetuara, me anë të edukimit tërësor dhe fushatave të ndërgjegjësimit, me anë të partneriteteve me organizata lokale ose duke shpërndarë pako ushqimore tek personat në nevojë, ne duam që të ushqejmë njerëzit tanë dhe t’u mësojmë atyre se si të jenë më të pavarur si dhe se si të evitojnë gjithashtu mbetjet ushqimore.
Mund t’i shihni vullnetarët tanë duke siguruar një kotec pulash për një familje të varfër ose edhe të organizojnë një fushatë ushqimore. Ju mund të na shihni duke marrë fruta e perime nga tregu i shumicës ose duke shpërndarë thase me miell.
Vazhdoni të vizitoni faqen tonë të internetit si dhe na ndiqni në mediat sociale për të qenë në korrent me aktivitetet dhe projektet.