Rrjeti Save Food Albania

Shqipëria ka SHUMË ushqim i cili mund të rekuperohet. Shumë biznese do të donin të dhuronin tepricat ushqimore në vend që t’i hidhnin dhe të shihnin të gjithë atë sasi ushqimi të shkonte dëm. Nga ana tjetër, ka kaq shumë njerëz të cilët nuk kanë mjaftueshëm ushqim në pjatat e tyre.

 

Feeding Albania ka nisur së fundmi Rrjetin Save Food Albania, një partneritet organizatash lokale dhe komunitare të cilat po punojnë së bashku për rekuperimin e sasisë së tepricave ushqimore dhe ridrejtimin e tyre tek familjet në nevojë. Momentalisht, janë rreth 25 organizata që përfitojnë ushqim dhe e shpërndajnë atë tek familjet e zonave të tyre përkatëse.

Ky grup operon me moton ‘E DREJTA PËR USHQIM.’ Misioni i grupit është i thjeshtë: Rekuperojë dhe të Rishpërndajë ushqimin e dhuruar tek komunitetet dhe njerëzit në nevojë në Shqipëri.

Ndërkohë që organizatat, shpesh kryejnë aktivitete food bankingu edhe më vete, Save Food Albania, ka për qëllim të bashkojë këtë numër organizatash në një qëllim duke përdorur dhe ndarë me njëra-tjetrën burimet e secilës me qëllim që ushqimi të rekuperohet, lëvizë mes tyre sipas nevojave të secilës dhe të përdoret për konsum njerëzor. Ne besojmë se duhet të ecim përpara me anë të ndarjes së burimeve dhe bashkëpunimit. Ne besojmë se është plotësisht e mundur të ushqejmë njerëzit tanë me anë të vullnetit të mirë dhe përfshirjes së njerëzve, biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile.