Pse të Shpëtojmë Ushqim
Një e treta e të gjithë ushqimit të prodhuar për konsum njerëzor humbet ose çohet dëm. Kjo do të thotë se ne jemi duke e menaxhuar keq ushqimin tonë. Vlera e punës së bankave të ushqimit mund të klasifikohet në tre drejtime kryesore. Së pari, kur ushqimi shpëtohet dhe nuk lihet të shkojë dëm, e gjithë energjia që u përdor për t’u prodhuar ai ushqim nuk shkon dëm. Së dyti, kur ne shpëtojmë ushqim, ne parandalojmë shumë gaz serë që të mos krijohet e të çlirohet në atmosferë si dhe nuk mbushim hapësirat e landfilleve. Së treti, ushqimi i shpëtuar siguron një rrjetë sociale ndihmëse ndaj nevojtarëve e të uriturve.
Sipas FAO UN, “humbjet dhe mbetjet ushqimore janë simptomat e ineficiencave më të mëdha në sistemet agrifood. Humbjet ushqimore, në veçanti, kanë impakt negativ mbi sigurinë ushqimore dhe ushqyerjen, si dhe mbi zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë mjedisore. Për këtë arsye, prioritizimi i minimizimit të humbjeve dhe i mbetjeve ushqimore janë kritikë për tranzicionin drejt sistemeve ushqimorë të qëndrueshëm të cilët forcojnë përdorimin eficient të burimeve natyrore, ulin ndikimin planetar si dhe sigurojnë siguri ushqimore dhe siguri në burime ushqyrjeje.
Në 2019, emisionet nga para- dhe pas-proceseve të prodhimit – prodhimit të plehrave kimikë, procesimit të ushqimeve, paketimit, transportit, shitjes me pakicë, konsumit familjar dhe mbetjeve ushqimore – ishin 5.8 Gt CO2 eq.yr.
Në 2019, para- dhe pas-proceset e prodhimit ishin gjithashtu përgjegjës për lëshimin e gazit metan (49milionë ton CH4yr−1), shumica e gjeneruar nga kalbja e mbetjeve solide ushqimore nëpër landfille dhe vend-depozitimeve. Reduktimi i humbjeve dhe i mbetjeve ushqimore – të cilat janë përgjegjëse për 8 -10 përqind të të gjithë emisioneve GHG – mund të ulnin emisionet me 4.5 Gt CO2e në vit.
Reduktimi i humbjeve dhe i mbetjeve ushqimore është një përgjegjësi e përbashkët e cila bën të nevojshëm veprimin e stakeholders në të gjithë nivelet: qeveritë; sektori privat; shoqëria civile; agjencitë e zhvillimit; institucionet e kërkimit dhe akademike, dhe konsumatorët. Bashkëpunimi është i nevojshëm në të gjithë nivelet– veçanërisht mes publikut dhe sektorit privat, si dhe me institucionet e kërkimit dhe të zhvillimit.”