Kompostimi
Çfarë ndodh kur ushqimi nuk konsumohet dot? Sipas Piramidës së Mbetjeve Ushqimore, e mira është që ushqimi i pakonsumuar nga njerëzit, të kompostohet e të kthehet në pleh organik, i cili është shumë i dobishëm për rritjen e bimëve dhe ushqimeve. Kompostimi i rikthen lëndën organike tokës; ai e pasuron atë për të qenë pjellore e për të prodhuar ushqim dhe bimë cilësore dhe të shëndetshme.
Ne shpesh e blejmë plehun por gjithmonë, kushdo mund të krijojë pleh për vazot apo fushën ku i ka të mbjellat. Mjafton që të respektohen raportet kryesore mes lëndës së gjelbër dhe asaj të kafejtë, që masa e plehut të jetë e ajrosur, të njomet periodikisht me ujë, të kthehet çdo pak ditë, dhe në pak javë apo muaj, ju do të keni plehun tuaj organik pa kimikate dëmtuese ndaj tokës.