Projekti me ‘Save the Children’

Në Feeding Albania, ne besojmë se kushdo ka të drejtë të ketë ushqim të sigurtë dhe të ushqyeshëm i cili përmbush nevojat tona dietike.

Me anë të mbështetjes nga Save the Children Albania, në kuadrin e projektit “Shkollat për Shëndetin,” ne bëmë një Vlerësim dhe Inspektim të Metodave të Praktikuara të Subjekteve që mbulojnë Sjellje të Shëndetshme dhe Praktika të Mira Higjiene.

Qëllimi i projektit ishte të siguronte informacion dhe dritë mbi promovimin e praktikave mbi sjelljet e shëndetshme dhe stilit të jetës së shëndetshme në popullatën tonë, me fokus në fëmijët e shkollave (të grup-moshave 6-16 vjeç) me qëllim që të kontrollohen dhe parandalohen efektivisht faktorët e rriskut për sëmundjet e patransmetueshme, por gjithashtu edhe në çështje të tjera të shëndetit duke përfshirë promovimin e shëndetit seksual dhe riproduktiv, shëndetit mendor, praktika të higjienës, mbrojtja e mjedisit si dhe kontrolli dhe parandalimi i sëmundjeve ngjitëse. Në tërësi, 90 vizita vlerësimi dhe inspektimi u kryen në shkollat fillore dhe të mesme në  6 rajone të  vendit (Kukës, Elbasan, Korçë, Lezhë, Durrës, Berat).