Misioni dhe Vlerat
Me punën tonë, ne synojmë të bëhemi një zë kryesor për vendet në zhvillim për strategji dhe inisiativa kundër Humbjeve dhe Mbetjeve Ushqimore (FLW) si dhe për alternativa ushqyerjeje për të varfërit.
VIZIONI
Të shohim të gjithë shqiptarët të ushqyer me ushqim të mirë e cilësor me anë të përdorimit të avancimit teknologjik dhe qasjeve inovative të cilat janë të qëndrueshme për të mirën e njerëzve dhe të planetit.
MISIONI
Misioni ynë, si organizatë kundër varfërisë, është krijimi i inisativave të zgjuara dhe të qëndrueshme, programeve apo projekteve, me qëllim që të jemi në gjendje të ushqejmë të gjithë të uriturit dhe të kemi siguri ushqimore për këdo në Shqipëri.
VLERAT
Solidaritet – Me anë të themelimit të një rrjeti cilësor të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, bizneseve dhe individëve, të cilët punojnë së bashku, për një qëllim të përbashkët.
Dinjitet – Ne respektojmë këdo që mbështesim me ushqim. Ne nuk i gjykojmë njerëzit mbi situatën e tyre financiare. Kushdo meriton dashuri dhe askush nuk duhet të jetojë i uritur.
Integritet – Ndershmëria është një komponent kritik në marrëdhëniet tona.
Profesionalizëm – Përgjegjësia jonë si administratorë të kohës, parave dhe burimeve të partnereve tanë, është e rëndësishme. E gjithë puna jonë bëhet në mënyrë profesionale.
Për një listë të plotë, lutem shikoni këtu.